Faktet nga shkencëtarët, lidhur me ekzistencën e jetës jashtëtokësore, mund të publikohen brenda një muaji, të paktën kështu pretendon një ndër fizikantët e Harvard.
Copëzat e vogëla të metalit, të zbuluara në vendin e rrëzimit të një UFO-je të ngjashme me meteorët, që u zhyt në Oqeanin Paqësor në vitin 2014-të, ishin aq të fortë sa me shumë mundësi përbëheshin nga metale të ndryshme artificiale, tregon profesori i Fizikës në Harvard, Avi Loeb.
“Ka mundësi të jetë artificiale, një anije kozmike“, ka thënë Loeb.
Loeb, i cili është edhe drejtuesi “Institute for Theory and Computation” në Harvard-Smithsonian Center për Astrofizikën, ka thënë se rezultatet e analizave të këtij muaji do të zbulojnë përfundimisht kontaktin e parë të njerëzimit me alienët.
Loeb raporton se të paktën katër institucione kërkimore janë momentalisht duke trajnuar pajisjet dhe personelin shkencor në lidhje me monstrat nga copëzat e metalit të gjetur.
Copëzat e metalit, të cilat kanë formë sferike me një diametër nga 0.1mm deri në 0.7mm, mendohet se kanë ardhur nga një objekt që vjen jashtë sistemit tonë diellor, kjo bazuar në analizat e Loeb dhe një ish-student, si edhe nga shkencëtarët e “US Space Command”
“Jemi në rrugën e duhur për të zbuluar se nga cfarë përbëhët ky meteor dhe nëse ka një prejardhje teknologjike apo jo,” ka shtuar Loeb.