Trump ndodhet në Florida duke mbajtur fjalimin e tij të parë si President i SHBA në praninë e grupit të tij dhe familjarëve të cilët e mbështetën.

“Falenderoj amerikanët për nderin që më zgjodhën si presidentin e 47 dhe 45 gjithashtu. Do të luftoj për ju dhe familjet tuaja, për të ardhmen. Do të luftoj me ju me çdo mundësi që kam. Të kemi një Amerikë me presporitet që amerikanët meritojnë. Një epokë e jashtëzakonshme për Amerikën. Duke fituar shtetet kryesore, jemi në fitore edhe në Michigan Alaska etj që do të na lejojë 315 vota elektorale. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç fitores. Kemi fituar gjithashtu votën popullore që është madhështore. Është një lëvizje si asgjë më parë, të jem i sinqertë kjo është lëvizja më e jashtëzakonshme politike, që do të ndihmojë vendin tonë të shërohet. Do të rregullojmë kufijtë, do të rregullojmë gjithçka për vendin tonë. Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni. Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemI, nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme.”