Në një fjalim 17-minutësh, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po manipulohet me votat.


Presidenti paralajmëroi fillimin e një beteje ligjore për të mbrojtur votën e vjedhur, duke denoncuar në mënyrë direkte administratën zgjedhore, duke cituar edhe raste ku vëzhgues republikanë, sipas tij, ishin penguar të monitoronin procesin e numërimit.


Trump cilësoi edhe që tashmë demokratët janë: “partia e kompanive të mëdha të medias, ne jemi partia e punëtorëve amerikanë”.


Fjalimi i plotë i Trump


Faleminderit shumë! Mirëmbrëma!


Doja të informoja popullin amerikan në lidhje me përpjekjet tona për të mbrojtur integritetin tuaj në zgjedhjet e 2020.


Nëse llogarisni votat ligjore, unë fitoj lehtësisht. Nëse numërohen votat e paligjshme, ata po përpiqen që ta na vjedhin zgjedhjet.


Nëse numërohen votat e ardhura së fundmi, do i shikojmë me kujdes të madh. Shumë vota erdhën me vonesë.


Kam fituar në shumë shtete themelore si në Florida, Iowa, Indiana, Ohio. Ne kemi fituar në zgjedhje, me gjithë ndërhyrjet që u bënë.


Siç e shohin të gjithë, kemi korrur fitore me shifra historike. Sondazhet që kishin mediat ishin plotësisht të gabuara, qesharake. Të gjithë e dinin, sepse nuk do të kishte qenë asnjë fitore e madhe siç thoshin ata.


Ajo që thoshin ata ishte false. Ka qenë një fitore e madhe e kuqe, e cila është injoruar nga mediat. Ka qenë shumë e çuditshme. Ne i kemi mbrojtur qendrat tona elektorale në senat. Në shumë shtete kemi bërë një punë fantastike dhe jam shumë krenar për punën që kemi bërë.


Kanë shpenzuar qindra miliona dollarë vetëm në Karolinën e Jugut dhe Kentucky në nivel nacional kundër nesh.


Dhe shumë nga donatorët e tyre ishin bankierë në “Wall Street” me interesa të veçanta, ndërsa donatorët tanë ka qenë oficerë policie, fermerë dhe qytetarë të thjeshtë. Për herë të parë, në mënyrë absolute, nuk kemi humbur asnjë vend në dhomën e Kongresit.


Po bisedoja sot me Kevin Mccarthy dhe është një gjë shumë e pazakontë. Kemi fituar shumë vende të reja dhe do të arrijmë të tjera.


Ky është edhe viti i grave republikane, një vit ku një numër i madh grash republikane janë zgjedhur në Kongres. Kemi fituar numrin më të madh të votave të njerëzve jo të bardhë, republikanë 60 vjeç dhe amerikanëve me origjinë aziatike dhe afro-amerikanë, numrin më të madh gjatë historisë sonë.


Kemi rritur partinë tonë me 4 milionë vota dhe republikanët janë bërë partia e punëtorëve. Unë mendoj se jemi më shumë se këto përcaktime, jemi më shume sesa kjo


Dua të flas për këto interferencat, sepse ka grupe që bëjnë presion shumë të fuqishëm. Janë këto sondazhet e rreme, më duhet t’i quaj sondazhe false, të krijuara për të fuqizuar Biden dhe për të ulur aftësinë e Republikanëve për të mbledhur fonde.


Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë exit polls si në këto zgjedhjet e fundit. Shumë prej këtyre instituteve të sondazhit kanë gabuar në mënyrë konstante.


Disa na kanë informuar në mënyrë të gabuar prej vitesh, thoshin që ne do të kishim humbur në Florida, ndërsa në të vërtetë nuk ndodhi.


Në Ohio kemi fituar lehtësisht edhe pse ata udhëheqin me katër pikë para. ‘Washington Post’ thoshte se ne po humbin Wisconsin, ndërsa ka qenë një betejë kokë më kokë.


Ka disa budallenj që fshehin të vërtetën. Gjithë ky grupim që është angazhuar për zgjedhjet në shtetet më demokratike, ka shumë parregullsi. Kemi fituar, sepse fitohet duke bërë gjënë e drejtë dhe jo duke mbajtur sekrete dhe duke mos lejuar vëzhguesit që të bëjnë punën e tyre.


Ka pasur raste që u është ndaluar vëzhguesve që të hyjnë në zyrat ku kryhej procesi i numërimit të votave.


Në disa qendra elektorale ka pasur kordonë të forcave të policisë që mbanin larg njerëzit që të mos shihnin numërimin e votave, diçka e pabesueshme që është duke minuar sistemin tonë.


Kam parë shumë persona që janë korruptuar në mënyrë shumë të lehtë. Duket sikur është shumë e vështirë që të arrish informacione të drejta për të pastruar sistemin.


Për sa i përket votave jemi përpara në Karolinën e Veriut dhe kishim një avantazh të madh. Është një avantazh që çuditërisht po zvogëlohet dhe dikush ka gjetur fletëvotime që ulin avantazhin tim. Isha diku te 700 mijë vota para në Pensilvani dhe në këto momente na thonë se kjo diferencë është ulur në 90 mijë.


Duket sikur vëzhguesit nuk po lejohen të monitorojnë dhe për këto do të flasim me gjyqtarët. Janë madje duke ju drejtuar Apelit dhe kemi insistuar që ata duhet të vëzhgojnë, por ka grupe interesi që nuk i lejojnë të hyjnë. Është më të vërtetë shumë e vështirë që të kuptohet se çfarë po ndodh dhe në këtë raste.


Po kështu në Georgia, unë fitova me një epërsi që arriti afër 300,000 vota natën e zgjedhjeve dhe gjithçka ndryshoi papritur.


Ishim shumë përpara dhe menjëherë u përmbys rezultati dhe votat për mua nisën të binin. Në Georgia papritur shpërtheu një tub që nuk kishte lidhje me vendin ku po bëhej numërimi dhe ata ndaluan së numëruari për 3-4 orë. Ndodhën shumë gjëra të çuditshme. Kemi në disa shtete avantazh me 300 mijë vota, në Miçigan, po ashtu në Wisconsin ne ecëm mjaft mirë.


Në çdo rast ndodhi një ecje mbrapa dhe në Arizona ndodhi e njëjta gjë. Qëllimi ynë është të mbrojmë integritetin e zgjedhjeve. Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni të vjedhë zgjedhje kaq të rëndësishme dhe nuk mund të lejojmë askënd që të detyrojë votuesit tonë që të heshtin.


Ka shumë raste kur kundërshtarët tanë duan që të na vjedhin në zgjedhje. Të kuptojmë dhe atë që ndodhi në Philadelphia, në vendin më të korruptuar në SHBA. Kështu që ka disa persona që janë duke modifikuar fitoren presidenciale.


Në Pensilvani, Demokratët kanë shkuar në Gjykatën Supreme për të bllokuar ecurinë tonë. Në po ecnim para, por ata nuk duan që dikush të vëzhgojë procesin e numërimit të votave. Kjo që janë duke bërë nuk ka asnjë bazë ligjore.


Duhet kuptuar pse nuk pranojnë që mos lejojnë askënd që të shohë çfarë po bëjnë, në vend që të jenë krenarë dhe të tregojnë: ‘shihni çfarë po bëjmë’.


Janë duke ndodhur mashtrime elektorale. Personat duhet të përdorin dylbi për të kuptuar se çfarë po ndodh. Po vendosin kartonë nëpër dritare për të mos lejuar që të shohin çfarë po bëjnë njerëzit brenda. Bëhen agresivë në momentin që kërkon të vëzhgosh. Në Georgia, votat erdhën pas ditës së zgjedhjeve, ato duhet të ishin aty ditën e zgjedhjeve, por nuk ishin.


Demokratët nuk besonin kurrë se do t’i fitonin në mënyrë demokratike këto zgjedhje, ndaj përdorën një mekanizëm mashtrimi dhe vjedhjeje. Kjo është arsyeja pse ata postuan dhjetëra milionë fletëvotime pa asnjë masë verifikimi.


Unë u thashë të gjithëve që këto gjëra do të ndodhnin, pasi i kam parë të ndodhin. Kam parë zgjedhje të ndryshme, para se të shkonim në këto zgjedhje të mëdha, ku u manipulua me votat.


Kjo është e pashembullt në historinë amerikane. Shumë informacione janë manipuluar, ka qenë themelore, sidomos Pensilvania. Dhe shumë prej këtyre votave mendohet se kanë hyrë në ingranazhin e korruptuar, një mekanizëm i korruptuar demokrat. E njoh mirë atë shtet që ka shumë probleme, e kam ditur edhe më parë, por problemi nuk u zgjidh.


Problemet janë akoma prezent në Pensilvani, mendoni rrinë votat 3 ditë pas ditësh se zgjedhjeve, Janë pranuar edhe vota me zarfe pa pullë poste. Shumë parregullsi, shumë manipulime. Nuk lejohet vëzhguesit që të monitorojnë edhe në Detroit. Për fat të keq, Detroit nuk ka një nam të mirë për sa i përket zgjedhjeve, ku edhe në të kaluarën ka pasur manipulime. Kemi kërkuar që të hyjmë në këto qendra elektorale, por është e pamundur.


Dikush ka bllokuar dritaret me kartonë që mos shihnin nga jashtë vëzhguesit çfarë po ndodh brenda. Në Detroit nuk është lejuar asnjë lloj kontrolli se çfarë po bëhet brenda.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Georgia, edhe në disa shtete të pasigurta, ku kaluan shumë orë pa asnjë lloj rezultatit.


Ne duam zgjedhje të ligjshme dhe nuk besoj se Joe Biden e kupton se çfarë do të thotë termi ligjore. Në duam transparenca, zgjedhje të ligjshme, nuk duam mekanizma sekret, nuk duam dritare në të cilat xhamat mbyllen dhe bllokohen me gazeta dhe kartonë. Ne duam që të numërohet çdo votë dhe që mediat të jenë transparente. Kjo është shumë e rëndësishme për ne.


Duam zgjedhje të ndershme, duam një numërim sa më korrekt të mundshëm, duam që njerëzit të lejohen të bëjnë punën e tyre dhe vëzhguesit të bëjnë punën e tyre. Kështu ky vend do të fitojë, amerikanët do të fitojnë.


Kemi prova të pakundërshtueshme që shumë gjëra kanë ecur mbrapsht, është e papranueshme që të na vidhen votat në këtë mënyrë.


Tashmë kam muaj që flas me ju për këto çështje. Kam theksuar fort se fletëvotimet me postë do të jenë një katastrofë dhe situata po përkeqësohet ditë pas dite, orë pas ore.


Janë histori horror, kjo nuk duhej të ndodhte në një vend si SHBA-të. As unë dhe as Joe Biden nuk duhet ta lejonim këtë gjë.


Ka qenë një gjë e rëndë kjo që ka ndodhur në vendin tonë, jemi turpëruar. Kështu që shpresoj që t’i eliminojmë këto dhe vendi të ‘pastrohet’ nga parregullsitë.


Shpresoj së shpejti, por ndoshta do të kalojë nëpër një proces, një proces ligjor. Siç ju e dini unë kam kërkuar rishikim në shtete të caktuara. Ai po kërkon të marrë shtete, të dy pretendojmë të “zotërojmë” këto shtete.


Ka pasur shumë manipulime dhe ne nuk mund të rrimë pa reaguar, nuk e lëmë dot vendin në këtë situatë.