Një person që do udhëtonte nga Sidnej në Fiji u shokua kur pa se ishte i vetmi pasagjer në bordin e këtij fluturimi “fantazmë”.
Të martën, pasagjeri Robbie Allen, ndau detaje nga fluturimi i zbrazur për në Fiji. Ai tha se ishte i vetmi person në bordin e avionit në atë që vetë kompania ajrore e quajti “fluturim fantazmë”.
Në ditë normale tek ky fluturim mbeten më pak se 10 vende bosh. “Unë isha literalisht i vetmi person në të gjithë avionin,” tha ai në videon që u pa më shumë se 500 mijë herë online.
“Kapiteni i avionit madje erdhi dhe u ul me mua për të folur.Stafi më ofroi çdo gjë që dëshiroja,” tha Allen.
Allen-it i dukej vetja sikur kishte një avion privat. “Është si dhuratë për ditëlindjen time. Po ndihem VIP,” tha ai me të qeshur.