Një sulm i Shteteve të Bashkuara ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge la dy persona të vdekur në Oqeanin Paqësor lindor, njoftuan forcat e armatosura amerikane.
Sipas komandës ushtarake amerikane për Amerikën Latine dhe Karaibet (Southcom), anija po lëvizte në rrugë të njohura të trafikut të drogës dhe ishte e përfshirë në aktivitete të tilla kur u godit të hënën.
Me këtë rast, numri i viktimave nga këto operacione ka arritur në të paktën 187 persona.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë marrë përgjegjësinë për të paktën tetë sulme të ngjashme gjatë muajit prill, sipas të dhënave të agjencive ndërkombëtare.
Administrata e Donald Trump nuk ka paraqitur prova që anijet e shënjestruara janë të përfshira realisht në trafik droge
Ndërkohë, ekspertë dhe përfaqësues të OKB i kanë dënuar këto sulme, duke i cilësuar si ekzekutime të paligjshme jashtëgjyqësore.
