Aeroplani që transportonte trupin e gjeneralit Ratko Mladić ka mbërritur në Serbi. Sipas të dhënave nga faqja e internetit “flightradar24”, ky fluturim ishte më i ndjekuri në botë. Aeroplani që transportoi trupin e Mlladiç nga Haga mbante në bord djalin e ish-gjeneralit, Darko Mladić, mbesën e tij Anastasija, Ministrin e Drejtësisë Nenad Vujić dhe dy nga shokët e luftës së “Kasapit të ballkanit”.

Mbetjet mortore të Gjeneral Ratko Mladić u dorëzuan në Akademinë Mjekësore Ushtarake me kërkesë të familjes së tij  dhe bazuar në një letër nga Ministri i Drejtësisë. Akademia Mjekësore Ushtarake do të kryejë një autopsi mbi mbetjet mortore, ku do përcaktohet shkaku i vdekjes. Një ceremoni përkujtimore për vdekjen e Mladić pritet të mbahet të shtunën, më 5 shtator, në Sallën e Ushtrisë në Beograd. Funerali është planifikuar për të hënën, më 7 shtator, në Varrezat Topçider.

Nderime janë zhvilluar edhe në Bosnje, ku qindra serbë kanë marrë pjesë, duke e nderuar ish-gjeneralin.