Në qendrën e paraburgimit në Saint Gilles në Belgjikë janë transferuar të arrestuarit për rastin e skandalit në Parlamentin Europian.
Në burgun, i cili u vu në funksion për herë të parë në vitin 1884, përveç Eva Kailit, u transferua dhe qëndroi eurodeputeti i Agimit të Artë, Janis Lagos, para se të ekstradohej në Greqi.
Gjithashtu theksohet se Eva Kaili do të qëndrojë në burg derisa të dalë sërish para autoriteteve, të cilët do të vendosin nëse do të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjykimit të çështjes.
Nënkryetarja e PE-së, Eva Kaili përballet me akuza të rënda për përfshirje në një skandal financimi, ngritje të një organizate kriminale dhe pastrim parash.
Në analizat e tyre, mediat belge flasin për arrestime të tjera. “Ethet” në Parlamentin Evropian janë evidente, ku njëri pas tjetrit deputetë bëjnë deklarata dënuese dhe shprehin shqetësim për çështjen e transparencës brenda Brukselit.
Hetimet janë transferuar edhe në skenën italiane për shkak të zbulimit të emrit të ish-deputetit dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të partnerit të zonjës Kaili, Pier Antonio Panzeri, i cili duket se është kryetari i skandalit.