Revista satirike Charlie Hebdo, e njohur për karikaturat e saj të guximshme, ka “sulmuar” këtë herë regjimin iranian, i cili po përballet me protesta të dhunshme popullore.
Teksa më 7 janar 2015, revista ishte shënjestër e një sulmi terrorist nga një grup islamik, si pasojë e të cilit humbën jetën 12 punonjës, pikërisht për një karikaturë që u konsiderua si fyese për profetin Muahmed të besimtarëve myslymanë, duket se kjo nuk i trembur francezët.
Këtë muaj, faqja e parë e Charlie Hebdo paraqet një skicë të një gruaje të zhveshur me këmbët e hapura dhe mullahët (Mullah është një titull nderi për klerikët myslimanë shiitë dhe sunitë ose një udhëheqës xhamie myslimane) që futen me radhë në vaginën e saj.
Titulli është: “Mullah, kthehuni nga keni ardhur”.
Charlie Hebdo një muaj më parë shpalli një konkurs ndërkombëtar për karikaturën më të mirë kundër regjimit iranian, duke mbledhur më shumë se 300 karikatura nga e gjithë bota, madje dhe nga Irani vetë.
Gazeta satirike franceze donte të shprehte në këtë mënyrë mbështetjen e saj për iranianët që kanë dalë në rrugë që nga shtatori për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së ashpër të Teheranit për vdekjen e 22-vjeçares Makhsa Amini.
Për të zgjedhur kopertinën më të mirë, udhëzimet ishin të thjeshta; karikatura që përshkruante liderin suprem të Iranit, Ali Khamenei, duhej të ishte sa më “qesharak dhe i poshtër”.
“Ne donim skica nga e gjithë bota, në mënyrë që të mos kapemi nga mendimet frankocentrike,”- thanë zyrtarët e revistës.
Gazeta satirike “Charlie Hebdo” ka qenë shënjestër e tre sulmeve terroriste: në vitin 2011, 2015 dhe 2020. Të gjitha këto dyshohet se ishin hakmarrje për karikaturat që ka publikuar herë pas here, duke paraqitur në mënyrë të diskutueshme profetin Muhamed.