Interpoli tha sot se rreth 5,800 persona u arrestuan dhe gati 300 milionë dollarë u sekuestruan në një operacion global për të luftuar mashtrimet me manipulim psikologjik që u zhvillua nga janari deri në prill. Me pjesëmarrjen e forcave policore nga 97 vende, operacioni synonte kryesisht mashtrimet që shfrytëzojnë besimin e njerëzve për të nxjerrë para ose informacione konfidenciale.
Kjo përfshin, për shembull, vjedhjen e emaileve profesionale, shantazhin seksual, mashtrimin emocional nëpërmjet internetit, vjedhjen e identitetit ose mashtrimin me investime , sipas një deklarate nga Interpoli, i cili koordinoi këtë veprim nën emrin “First Light 2026”.
“Numri shumë i konsiderueshëm i viktimave të identifikuara ( 142,000) nënvizon shkallën në të cilën ky lloj mashtrimi është bërë një kërcënim i madh ndërkombëtar, duke prekur individë, biznese dhe qeveri”, thekson Interpoli.
Sipas mediave të huaja, organizata ndërkombëtare e policisë kriminale, me seli në Lyon të Francës, arrestoi 82 persona në Eswatini dhe shkatërroi një rrjet kriminal që operonte lojëra të paligjshme të fatit në internet dhe pastronte para nga mashtrime komplekse të vjedhjes së identitetit. Në një rast, u sekuestrua një përfaqësim realist i një stacioni policie braziliane me uniforma të rreme, duke u shtirur në video thirrje si anëtarë të policisë federale, mashtruesit i bindën objektivat e tyre se ishin viktima të krimit dhe i detyruan ata të transferonin fonde për t’i siguruar ato, fonde që më pas u përvetësuan.



