14 vjeçari, i identifikuar si Kosta K. është nxënësi që hyri në shkollë duke qëlluar ndaj nxënësve dhe mësuesve.

Sipas mediave, 8 nxënës dhe një roje kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga 14-vjeçari. Mes të vdekurve 7 janë vajza dhe një djalë, të cilët ndodheshin në ambiente të ndryshme të shkollës në momentin që i mituri ka qëlluar drejt tyre duke i lënë të vrarë.

Kosta K. mori pjesë në shumë olimpiada, si të matematikës. Vitin e kaluar, Kosta fitoi edhe vendin e tretë në garën e historisë. E gjithë ngjarja e përgjakshme ka nisur sot pikërisht nga inati që kishte ndaj mësueses së historisë dhe klasës ndaj të cilës ka nisur të qëllojë.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 08:00, kur Kosta K. ka hyrë në shkollë dhe ka nisur të qëllojë pa ndalur. Fillimisht ka qëlluar mbi nxënësit dhe mësuesin në klasën e historisë.

Tre fëmijë janë shtruar në spital, dy janë në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një fëmijë në gjendje kritike. Sipas informacioneve jozyrtare më shumë se dhjetë fëmijë të plagosur, ndërsa viktima e parë ka qenë roja që ka ndërruar jetë pak pas të shtënave.

Shokët e klasës të adoleshentit e përshkrujnë si një person të qetë, duke theksuar se ai nuk ishte problematik.

“Nuk kishte asnjë motiv ta bënte këtë”, thanë fëmijët e mërzitur.