Shefi i Departamentit të Policisë në Beograd, Veselin Miliç, tha se 14 vjeçari që vrau 8 fëmijë dhe një roje si edhe plagosi disa të tjerë në një shkollë, e kishte planifikuar masakrën një muaj më para.

Ai kishte bërë një skicë se si do të kryente lëvizjet si edhe një listë të fëmijëve që do të vriste.

Shefi i policisë tha se arma e përdorur në krim është marrë nga banesa nga babai i studentit të dyshuar. Me të mbërritur në shkollë, i mituri ka nxjerrë menjëherë një armë nga çanta dhe ka qëlluar rojen e sigurisë.

Ai kishte planifikuar ta bënte këtë, kjo ishte një listë e fëmijëve që planifikonte t’i vriste. Ai vetë bëri një plan për të hyrë në shkollë dhe për t’u larguar më pas, e cila u gjet në tavolinën e tij.

Skica duket si nga ndonjë lojë apo ndonjë film horror, gjë që tregon se ai ka planifikuar në detaje se si të hyjë në cilën klasë dhe si të qëllojë fëmijët”, tha Miliç.

Një prind i njërit prej shokëve, pas masakrës, shkroi në Twitter se arsyeja e aktit të tij të çmendur është se ai ndihej i ngacmuar dhe ata emra në listën e vdekjeve do të ishin pikërisht ata që e kanë ofenduar apo lënë mënjanë muajt e fundit. 

Vetë Kosta kishte kërkuar së fundmi të ndryshonte klasën dhe të përfshihej në VII/2.

 “Edhe atje, sidoqoftë, ai nuk u pranua kurrë nga të tjerët, e gjetën të çuditshëm, dhe ai donte të lëvizte përsëri dhe të shkonte në një klasë tjetër ku kishte tre shokë”, thonë ata që e njohin dhe japin intervista para hyrja e shkollës së masakrës . “Ata talleshin me të në klasë”,- u tha në shtyp.

Çfarë ndodhi në shkollën fillore në Beograd:

14-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ka ekzekutuar sot me armë zjarri 9 persona në një shkollë fillore “Vladislav Ribnikar”. Ai ka vrarë rojën dhe 8 nxënës të klasës. Kosta është student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë. Mediat aludojnë se ishte ky mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.

Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.