Një letër urimi, që thuhet se i është dërguar pedofilit Jeffrey Epstein nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump po bën bujë në mediat amerikane.
Kjo letër u publikuan nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të hënën, duke sjellë dhe reagimin e Shtëpisë së Bardhë, që mohoi se në të ishte firma e Trump. Por skandali vijon të thellohet, teksa pjesë e dokumenteve të publikuara është dhe urimi i dërguar nga Bill Clinton për 50-vjetorin e Epstein.
Sipas “The Wall Street Journal”, Clinton shkroi një paragraf të vetëm duke i uruar Epsteinit gjithë të mirat në vitin 2003.
“Është qetësuese, apo jo, të kesh zgjatur kaq gjatë, përgjatë të gjitha viteve të të mësuarit dhe njohjes, aventurave dhe [fjalë e palexueshme], dhe gjithashtu të kesh kuriozitetin tënd fëmijëror, dëshirën për të bërë një ndryshim dhe ngushëllimin e miqve”, shkruhej në mesazhin e shkruar me dorën e Klintonit.
Bashkëngjitur, ishte dhe një vizatim, ku Epstein shfaqej duke iu dhuruar tullumbace dhe lëpirëse disa vajzave të vogla, e po ashtu i shtrirë në një shezlong, ndërsa disa vajza me bikini i bëjnë masazh në trup. Në të pasmet e njërës prej këtyre vajzave, shihet një zemër brenda të cilës ndodhen inicialet e miliarderit J.E.
Vizatimi është thjesht i mbishkruar me fjalinë e shkurtër: ‘Çfarë vendi i mrekullueshëm!’
Ky urim dyshohet se iu dërgua Epsteinit vetëm një vit para se të fillonin hetimet kundër tij për krime seksuale. Clinton ka pohuar prej kohësh se nuk ishte në dijeni të akuzave kundër Epstein. Ai ishte në pritje të gjyqit për akuzat për trafikim seksual të fëmijëve kur kreu vetëvrasje në qelinë e tij.
Të gjitha imazhet i janë dorëzuar Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve pas një kërkese të Kongresit për të paraqitur dëshminë e pasurisë së Epstein. Libri i famshëm i ditëlindjeve thuhet se është një përmbledhje mesazhesh të mbledhura nga bashkëpunëtorja dhe partnerja e Epstein, Ghislaine Maxwell, për ditëlindjen e tij të 50-të, përfshirë një që supozohet të jetë nga Trump, i cili përfshinte një nënshkrim që ngjante me atë të presidentit .
“Një mik është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen dhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm”, thuhet në letrën që thuhet se është shkruar nga Trump. Në letër vihet re se teksi shkruhet brenda siluetës së trupit të një gruaje.

Ghislaine Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim me 20 vjet burg për rolin e saj në krimet e Epstein , thuhet se u kërkoi miqve të të dashurit të saj prej shumë kohësh ‘vizatime, foto ose histori’ për të shënuar 50-vjetorin e tij.
Ajo i mblodhi dhe i skanoi materialet dhe i lidhi ato në një album që ia dhuroi Epsteinit për ditëlindjen e tij në vitin 2003. Shumë emra të mëdhenj i shkruan mesazhe Epsteinit për ditëlindjen e tij, sipas shumë gazetarëve që dyshohet se e kanë parë dosjen.