Një grup qensh me gëzof ngjyrë jeshil janë shfaqur në Rusi, në një seri vëzhgimesh të qenve shumëngjyrësh.

Fotografitë e qenve ngjyrë blu dhe rozë bënë xhiron në rrjet, ndërsa ata u panë në një njësi industriale të braktisur në qytetin Podolsk rreth 25 milje në jug të Moskës.

Sipas zyrtarëve, qentë mund ta kenë marrë ngjyrën edhe për shkak të rrokullisjes në një depo të braktisur në zonë, ku kishin mbetur disa bojëra.

Sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Kafshëve në Rusi, qentë ishin shumë të shëndetshëm dhe miqësorë.