Kanabis sativa të mbjellë në “bunkerë” nëntokësorë. Kjo është mënyra më e re që britanikët menduan se mund t’i shpëtonin policisë, por dështuan.


Oficerët në Lincolnshire zhvilluan një operacion në një fermë të vogël në fshatin Skendleby ku gjetën 7 metra nën tokë dhjetëra kontejnerë të fshehur dhe të izoluar, të cilët ishin mbjellë me bimë narkotike.


Gjatë operacionit në fermë u sekuestruan dhe armë zjarri, makina të vjedhura, si dhe një lama dhe 22 kuaj të cilët mbaheshin në kushte të mjerueshme vetëm për të kamufluar aktivitetin e vërtetë që bëhej aty. 4 persona u vunë në pranga, të cilët më pas u liruan me kusht deri në përfundimin e gjykimit të tyre.


Sipas policisë së Skendleby, nëse lënda narkotike do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 580 mijë paundësh.