Pashkët janë festa më e madhe për të gjithë të krishterët në të gjithë botën, por duket se filipinasit i kanë çuar festimet këtë vit në një tjetër nivel.
Disa besimtarë të zjarrtë katolikë kanë rikrijuar kryqëzimin e Jezu Krishti, duke kryqëzuar në fakt njerëz realë, në një ritual pendimi në Filipine.
Adhuruesit rrihnin veten të përgjakur me shkopinj bambuje si pjesë e shfaqjes së dhunshme, një traditë e përvitshme me qëllim që të ringjallnin vdekjen e Krishtit të Premten e Madhe, teksa 3 persona u vendosën në kryq, me duart dhe këmbët e tyre të gozhduara, ashtu siç i kishte Krishi.
Kisha Katolike i ka paralajmëruar publikisht besimtarët të heqin dorë nga kjo traditë, duke deklaruar se Java e Shenjtë “nuk është koha” për dhimbje. Megjithatë, fshati bujqësor San Pedro Cutud në provincën Pampanga, rifilloi traditën e tij pas një pauze tre-vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Rreth një duzinë fshatarë u regjistruan, por vetëm tetë burra morën pjesë, duke përfshirë piktorin 62-vjeçar të shenjave Ruben Enaje, i cili u gozhdua në një kryq druri për herë të 34-të në San Pedro Cutud.