Angli- BBC sërish bën një gabim për Ballkanin Perëndimor!

Në një hartë të publikuar në televizionin britanik nuk ekziston kufiri mes Kosovës e Serbisë.

Harta është publikuar në një lajm rreth krizës me emigrantë në Bjellorusi, ku Kosova paraqitet si pjesë e territorit të Serbisë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe një herë më parë ne qershor ku BBC e kishte paraqitur Kosovën si pjesë e Serbisë në një hartë ku tregohej rrjedha e lumit Danum në territorin e Evropës.

Kujtojmë se Britania e Madhe është njëra ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndër përkrahëset më të mëdha të saj që nga përfundimi i luftës./Gazeta Shqip