Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një pilot 29-vjeçar ka ndërruar jetë.
Mësohet se një avion F-4 që u rrëzua sot në det gjatë mesditës, teksa në bord ishin dy pilotë. Mediat greke bëjnë me dije se trupi i njërit prej pilotëve është gjetur, ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin e dytë, 31 vjeç.
“Të hënën, datë 30 janar 2023 në orën 10:30, u rrëzua në det një avion F-4 Phantom II me dy ulëse i Skuadriljes 338 të Krahut Luftëtar 117, i cili po kryente një fluturim stërvitor, 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas, me pasojë vdekjen e bashkëpilotit, toger Marios Michael Turoutsikas, 29 vjeç. Vazhdojnë kërkimet për pilotin Sminagos Efstathios Tsitlakidis, 31 vjeç”, njoftojn autoritetet.
Ndërkohë, janë nxjerrë në breg edhe disa pjesë nga avioni.