Shumë liderë botërorë janë mbledhur në Romë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill.

Mes tyre, të pranishëm ishin dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Edhe pse disa media theksuan se të dy ata do të kërkonin të shmangnin njëri-tjetrin, dy liderët janë fotografuar së bashku, madje kanë biseduar për një kohë të shkurtër.

Kjo përballje e tyre është e para pas incidentit të ndodhur në Shtëpinë e Bardhë, ku u tha se Trump e dëboi Zelenskyn nga SHBA. Takimi ndodhi pak para se të niste ceremonia mortore, ndërsa detajet se për çfarë ata folën nuk janë zbuluar ende.