Një fotografi e vitit 2022 është bërë virale dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi.
Në të shihen dy nxënës të një shkolle në Sykies të Selanikut që mbajnë një pankartë me mesazhin: “Alkis, qofsh i fundit — nuk harrojmë”, pas vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos nga një grup huliganësh. Njëri prej tyre mban fanellën e Aris-it, ndërsa tjetri fanellën e PAOK-ut.
Ky i fundit është pikërisht Kleomenis, i riu 20-vjeçar që u vra pak ditë më parë në Kalamaria, ndërsa pamjet tronditëse nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentet e fundit të tij kanë shokuar përsëri opinionin publik.
Ai shihet duke u lëkundur dhe duke vrapuar i plagosur, derisa bie pranë një koshi mbeturinash. Dy shokët e tij, që po iknin bashkë me të, kthehen të tmerruar për ta ndihmuar, por është tashmë tepër vonë.
Ngjarja ndodhi katër netë më parë dhe ka rikthyer frikën për dhunën e organizuar mes tifozëve në Selanik.
Sipas policisë greke, 20-vjeçari u sulmua nga një grup personash pas një konflikti që besohet të ketë lidhje me rivalitetin. /Top Channel/
Fotoja e 2022-shit trondit Greqinë/ 20-vjeçari që u vra pak ditë më parë në Selanik, dikur protestonte për tifozin e vrarë të PAOK-ut
Një fotografi e vitit 2022 është bërë virale dhe ka tronditur opinionin publik në Greqi
