Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova u fotografua sot duke mbajtur kokën në duar teksa ishte e pranishme në takimin e nxehtë mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit Donald Trump të premten.
Të dy udhëheqësit, së bashku me zëvendëspresidentin JD Vance patën një përballje të tensionuar në Zyrën Ovale mbi natyrën e mbështetjes së SHBA për luftën e Ukrainës kundër Rusisë.
Zelensky shpresonte që nga ky takim t’i bënte thirrje SHBA-së për ndihmë të vazhdueshme, por mesa duket plani i tij nuk ka shkuar siç duhet.