Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota.

Një moment emocional u regjistrua gjatë kësaj ceremonie kur Papa Leoni XIV  theu protokollin dhe përqafoi vëllanë e tij Luis gjatë përshëndetjeve me delegacionet.

Vëllai Louis iu afrua Papës duke shkëmbyer përqafime me njëri-tjetrin. Prevosti foli për disa çaste dhe pastaj vazhdoi me përshëndetjet institucionale.