Në Kinë është zhvilluar një paradë, me rastin e 80-vjetorit të dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Në paradë morën pjesë disa nga udhëheqësit si presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Por ky i fundit ra në sy, pasi ndodhet i vetëm dhe në rreshtin e fundit të paradës. Pozicionimi i Vuçiç në fund të paradës është bërë edhe një objekt tallje në Serbi.

Vuçiç është i vetmi lider i vendit të Ballkanit Perëndimor por edhe në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.