Gazeta “New York Post” ka publikuar foto nga jeta e dy djemve që dyshohet se janë fëmijët e Presidentit rus Vladimir Putin me ish-gjimnasten Alina Kabaeva.
Sipas gazetës amerikane, fotot tregojnë Ivanin 10-vjeçar dhe Vladimir Juniorin 6-vjeçar duke u stërvitur për t’u bërë gjimnastë si nëna e tyre. Ivani madje dha një intervistë në të cilën foli për lëvizjet “e bukura” të gjimnastikës që mësoi nga kampionët olimpikë Alexei Nemov, Evgenia Kanaeva dhe Tagir Khaibulaev.
Pamjet thuhet se vijnë nga një aktivitet që Kabaeva organizoi në janar në akademinë që mban emrin e saj.
“New York Post” raporton se Vladimir Putin ka ngritur një mburojë për dy djemtë nga frika se mos vriten. Për këtë arsye, dy fëmijët dhe nëna e tyre thuhet se jetojnë në një kompleks pyjor të fortifikuar në Valdai, në veriperëndim të Moskës. Djemtë përdorin gjithashtu pseudonimin Spiridonov si mbiemrin e tyre. “Informacioni rreth [Kabaevës] dhe fëmijëve të saj është fshirë nga bazat e të dhënave shtetërore, djemve u është dhënë një pseudonim – Spiridonov, dhe e gjithë zona përreth rezidencës familjare të Putinit në Valdai është nën siguri të rreptë”, sipas gazetarëve Roman Bananin dhe Mikhail Rubin.
Vihet re se Spiridonov është emri i gjyshit të Putinit nga babai, i cili jetoi nga viti 1879 deri në vitin 1965.
Putin dhe 41-vjeçarja Kabaeva janë raportuar të jenë në një lidhje që nga viti 2008, megjithatë, kjo nuk është konfirmuar kurrë publikisht.
Jetojnë në një kompleks fortifikuar në pyje/ FOTOT e panjohura të DJEMVE që Putini ka me Alina Kabaeva-n
“New York Post” raporton se Vladimir Putin ka ngritur një mburojë për dy djemtë nga frika se mos vriten


