Ndodh fenomeni i hënës së përgjakur. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: Hëna e plotë e shtatorit përkon me një eklips total hënor, duke krijuar fenomenin mbresëlënës të “hënës së përgjakur”.
Eklipsi total hënor, një nga fenomenet më të rralla astronomike, u pa nga kontinente të ndryshme, ku qielli i kthjellët lejoi një pamje të qartë dhe mbresëlënëse të këtij momenti unik.
Ky ndryshim ndodh kur dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në një vijë të drejtë, dhe hija e Tokës filtrohet përmes atmosferës duke shpërndarë dritën blu dhe duke lejuar vetëm dritën e kuqe të arrijë në sipërfaqen hënore.
Fenomeni, i quajtur “Hëna e Përgjakur”, jo vetëm që tërhoqi vëmendjen e astronomëve dhe dashamirësve të universit, por u shoqërua me rituale, meditime dhe vëzhgime në vende të ndryshme.