Banka e Anglisë ka zbuluar pamjet e re të kartmonedhës paund me imazhin e mbretit Charles III. Portreti do të jetë i vetmi ndryshim në modelet ekzistuese të kartëmonedhave 5, 10, 20 dhe 50 paund. Dizajni dhe ngjyrat mbeten po të njëjta.

Kartëmonedhat do të fillojnë të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024. Kartëmonedhat do të zëvendësojnë ato që mbajnë portretin e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II. 

Mbretëresha Elizabeth ishte monarkja e parë dhe e vetme që u shfaq në kartëmonedhat qarkulluese të Bankës së Anglisë, duke filluar nga viti 1960. Kartëmonedhat e lëshuara nga bankat skoceze dhe Irlandeze të Veriut nuk e përfshijnë monarkun.

Aktualisht janë në qarkullim rreth 4.5 miliardë kartëmonedha individuale të Bankës së Anglisë me vlerë rreth 80 miliardë paund.