Një grabitje e madhe ndodhi në një degë banke në Kato Tithorea të Greqisë, por disa kartëmonedha përfunduan në rrugë. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe grabitësit vodhën 200.000 euro.

Dëshmitarët kanë treguar se tre personat e armatosur që sulmuan në orën 10 të mëngjesit, qëndruan brenda degës së bankës për gati gjysmë ore, duke pritur që të hapej kasaforta.

Grabitësit, të cilët kishin fytyrat e mbuluara dhe mbanin armë të rënda, hynë me forcë në bankë menjëherë pasi dera u hap.  Ndërsa largoheshin, ka foto që i tregojnë ata të armatosur dhe me çanta në duar, duke u hedhur para dhe duke i lënë ato pas.

Sipas të njëjtave informacione, autorët pritën afërsisht 30 minuta derisa të përfundonte procedura e vonesës kohore për hapjen e kasafortës. Kur më në fund arritën të merrnin paratë, ata grabitën një shumë që, sipas vlerësimeve fillestare, i kalonte 200,000 euro dhe më pas u zhdukën me një makinë arratisjeje.

Informacionet tregojnë se ata ikën drejt Parnasosit nëpërmjet Amfiklias. Dëshmitë e banorëve të zonës tregojnë se policia nuk u shfaq në vendngjarje gjatë grabitjes. “Policia nuk u shfaq kurrë”, tha një banor i zonës.

Ndërkohë bëhet e ditur se një operacion i madh nga Policia Helenike është duke u zhvilluar për të gjetur autorët, me hetimet që përqendrohen në zonën më të gjerë të Parnasosit dhe rrugët e arratisjes që ata me shumë gjasa përdorën pas grabitjes.