Katër turiste amerikane kanë mbetur viktimë të një sulmi me acid në stacionin e trenave në Marsejë në Francë.
Policia marsejeze bën me dije se është arrestuar një grua si autore e dyshuar e sulmit. Sipas gazetës “La Provence”, nuk bëhet fjalë për një sulm me karakter terrorist.
Të dëmtuarat janë shtruar në spital dhe po mjekohen për djegie të fytyrës.
17 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)