Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa 9 persona mbetën të plagosur pas një sulmi me armë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Cansan City, shumë pranë qendrës stërvitore që ekipi kombëtar i Anglisë do të përdorë për Kupën e Botës në Missouri. Autori hapi zjarr ndaj një turme njerëzish duke i plagosur, teksa raportohet se 3 gra janë në gjendje të rëndë. Deri më tani nuk ka të arrestuar për ngjarjen, po policia he ekipi i hetimit po punojnë për zbardhjen e plotë.

Ekipi i Anglisë, i cili ka qenë në Palm Beach, Florida që nga java e kaluar, do të fluturojë për në Cansas City të shtunën, më 13 qershor, ku do të qëndrojë për pjesën tjetër të turneut. Qyteti i Missourit shërben si bazë edhe për Argjentinën dhe për Holandën. Qyteti pret rreth 650,000 vizitorë gjatë Kupës së Botës, një fluks jashtëzakonisht i lartë njerëzish për rajonin, gjë që paraqet sfida të rëndësishme sigurie. Javën e kaluar policia lokale mori një grant federal prej 17 milionë dollarësh për siguri dhe mbrojtje gjatë Kupës së Botës 2026 , pasi është e ditur se duhet të forcohet si në fuqi njerëzore ashtu edhe në pajisje.