Shpërthimi në Stamboll mesditën e së dielës i mori jetën 6 personave. Sot, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu bëri me dije arrestimin e gruas që dyshohet se ka shkaktuar sulmin terrorist që i mori jetën disa personeve, mes tyre edhe një të miture.
Emocionin më të madh e ka shkaktuar vdekja e vogëlushes Ekrin Meydan, e cila vdiq së bashku me babain e saj Jusufin. 34-vjeçari ishte punonjësi Ministrisë së Familjes dhe Politikës Sociale të Turqisë dhe kishte ardhur me familjen në Stamboll me rastin e fejesës së një të afërmi të tyre.
Atë pasdite, 34-vjeçari kishte dalë për shëtitje në pedonalen Istiklal me vajzën dhe gruan e tij por shpërthimi i mori jetën të dyve, babë e bijë. Ndër të vdekurit ishin Adem Topkara dhe gruaja e tij Mukandes Elif Topkara, të cilët ishin martuar në vitin 2020 dhe kishin një fëmijë.
Sipas mediave turke, çifti kishte zgjedhur të shëtisnin në rrugën e këmbësorëve dhe shpërthimi ndodhi teksa ata ishin duke parë vitrinat e dyqaneve. Të dy kanë lënë pas një fëmijë të mitur.
Nga shpërthimi humbën jetën edhe Arzu Ozoi dhe vajza e saj 15-vjeçare Yagmur Ukar, megjithëse informacionet e fundit janë se i ndjeri i gjashtë është ende i paidentifikuar pasi nuk është shtetas turk.