Një kuzhinier britanik kaloi 19 muaj në një burg në Dubai “për drogë”, pasi policët keqinterpretuan një mesazh që prenotonte një tavolinë në restorant.

Luke Tully, 43 vjeç, iu dërgua një mesazh nga një tregtar që ai e njihte, duke kërkuar një tryezë për dhjetë persona.

Policia gabimisht besoi se ishte një kërkesë e koduar për 10g kokainë. Babai i katër fëmijëve  tha se oficerët e kërcënuan se do ta hidhnin nga ballkoni nëse ai “nuk u tregonte se ku ishte droga”.

Ai dhe dy shokët e tij, u liruan në gusht nga një gjyqtar për shkak të mungesës së provave.

Por prokurorët në Emiratet e Bashkuara Arabe po apelojnë kundër vendimit./ Gazeta SHQIP