
Seif al-Islam po kërkon të ndjekë hapat e të atit, pasi shpalli kandidaturën për President në Libi.
Në zgjedhjet presidenciale që priten muajin e ardhshëm, djali i diktatorit po synon të marrë në dorë vendin.
Në një konferencë për mediat Seif al-Islam tha se Zoti do të vendosë rrugën e duhur për të ardhmen e vendit.
Djali i Gadafit , njëkohësisht kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuzat për krime kundër njerëzimit lidhur me kryengritjen e vitit 2011. Seif al-Islam u kap nga luftëtarët në qytetin Zintan në fund të vitit 2011, kur një kryengritje popullore, e mbështetur nga NATO, rrëzoi babanë e tij pas më shumë se 40 vjetësh në pushtet.