
Më shumë se 11 milionë dollarë mungojnë në arkat e shtetit të Gambias në Afrikë, pasi udhëheqësi Yahya Jammeh u largua për në mërgim pas humbjes zë zgjedhjeve. Këshilltari i Presidentit të ri Adama Barroë, Mai Ahmad Fatty tha se ekspertët financiarë po përpiqeshin të vlerësonin humbjet ekzakte.
Makina luksoze dhe sende të tjera të shtrenjta janë parë teksa ngarkoheshin në një avion mallrash natën që Jammeh u largua nga vendi. Jammeh u largua nga Gambia të shtunën, duke i dhënë fund 22 viteve në pushtet.
Zyrtarët e rinj të mbërritur në vend dhe që zbuluan zhdukjen e parave thanë se arkat e shtetit janë praktikisht bosh dhe se kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Financave dhe banka qendrore e vendit.
Megjithëse autoriteteve të aeroportit kryesor të vendit i ishte thënë që të lejonin vetëm Presidentin të largohej dhe të mos merrte sende me vete, mediat raportojnë se veç valixheve pa fund, ai u shoqërua edhe një nga flotë makinash luksoze që u larguan bashkë me të drejt Guinesë Ekuatoriale, ku duket se ai do të shijojë një ekzil mjaft luksoz.
23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)