Irani paralajmëron se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të marrë më parë leje nga Teherani.
Deklarata u bë nga komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social X. Sipas tij, dy anije u goditën pasi kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar nëpër ngushticë.
Tangsiri përmendi konkretisht anijet Express Rome dhe Mayuree Naree. Sipas tij, ekuipazhet e tyre kishin besuar në “premtime të kota” dhe kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit pavarësisht paralajmërimeve.
Anija Express Rome, në pronësi izraelite dhe me flamur liberian, u interceptua dhe u qëllua me armë nga forcat iraniane. Ndërsa anija Mayuree Naree, me flamur tajlandez, u sulmua dhe mori flakë. Më pas ekuipazhi u shpëtua nga marina e Omanit.
