Ndërsa lufta në Gaza hyn në vitin e tretë, palestinezët shprehen të shqetësuar për një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës dhe vazhdimin e sulmeve izraelite.

Ekipet mjekësore në Gaza po përballen me vështirësi të mëdha në trajtimin e të plagosurve, për shkak të mungesës së ilaçeve, pajisjeve mjekësore dhe karburantit. Kriza e karburantit ka prekur edhe spitalet, ku disa gjeneratorë kanë ndaluar së funksionuari.

Ndërkohë, dronë izraelitë vazhdojnë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi territorin e Gazës, duke shtuar frikën dhe pasigurinë mes banorëve.

Sipas raportimeve nga terreni, në Gaza janë vrarë më shumë se 74 mijë persona që nga nisja e luftës, ndërsa një numër i madh banorësh janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Banorët palestinezë shprehen gjithashtu të shqetësuar për vazhdimin e sulmeve, pavarësisht marrëveshjes së arritur në tetor të vitit të kaluar, e cila parashikonte ndalimin e dhunës.