Izraeli vijon ofensivën për pushtimin plotë të Gazës, duke lënë pas bilance tragjike. IDF njoftoi sot se ka nisur një ofensivë të fuqishme, ndërsa raportohet se vetëm në ditën e sotme kanë vdekur 106 persona.
“Po nisim një sulm të fuqishëm kundër fortesës së Hamasit në Qytetin e Gazës. Gjatë 24 orëve të fundit, trupat nga Divizioni i 98-të kanë filluar operacione tokësore në qytetin qendror të Gazës.
Trupat që veprojnë në tokë kanë hyrë me mbështetje zjarri nga ajri dhe deti. Janë goditur dhjetëra vende terroriste, duke përfshirë objekte ushtarake, poste vëzhgimi dhe ndërtesa të mbushura me mina që synojnë të dëmtojnë trupat që veprojnë në zonë”, deklaroi IDF.