Një grua 82-vjeçare kineze gëlltiti tetë bretkosa të vogla të gjalla duke besuar se kjo do t’i lehtësonte dhimbjen e shpinës së shkaktuar nga një hernie diskale. Për fat të keq, kjo metodë çoi në dhimbje të forta barku dhe gruaja, me mbiemrin Zhang, përfundoi e shtruar në spital në Hangzhou, provinca Zhejiang. “Nëna ime hëngri tetë bretkosa të gjalla. Tani dhimbja e fortë e ka bërë të paaftë të ecë”, i tha djali i saj mjekut.
Sipas raportit, gruaja e moshuar vuante nga një hernie diskale për një kohë të gjatë. Ajo i kërkoi families së saj të kapte disa bretkosa të gjalla për të kur dikush i tha se gëlltitja e tyre mund të ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës. Gabimi i saj ishte të besonte këtë teori të çuditshme, pasi nuk ka prova mjekësore që e mbështesin këtë pretendim. Ndërkohë, sistemi i saj tretës u dëmtua pasi gëlltiti bretkosa të gjalla, me parazitë që i infektuan trupin. Ajo përjetoi dhimbje të forta, duke e bërë të vështirë të ecë. Ajo u pranua në një spital në Hangzhou dhe mjekët kryen një ekzaminim fizik.
Ekspertët mjekësorë gjetën një rritje dramatike të qelizave oksifile, gjë që tregon shumë sëmundje, të tilla si infeksione parazitare dhe çrregullime të gjakut. Mjekët gjithashtu kryen disa teste të hollësishme. “Gëlltitja e bretkosave ka dëmtuar sistemin tretës të pacientes dhe ka rezultuar në praninë e disa parazitëve në trupin e saj, përfshirë sparganumin”, informoi një mjek nga spitali. Pas dy javësh trajtimi, ajo u lirua nga spitali.