Një video ku shihet një i mitur 5 vjeç që po i jep biçikletës në rrugën plot makina ka bërë xhiro në rrjet, teksa ka tronditur personat që e kanë parë.
I vogli ndodhet mes makinave në një rrugë kryesore në Britani.
Mediat e huaja shkruajnë se më tronditës është fakti se babai e filmon vogëlushin teksa ai rrezikon jetën, ndërsa makina të shumta kalojnë pranë tij.
Producenti i njohur Jeremy Vine, ngarkoi videon në internet që tregon djalin e vogël duke ngarë biçikletën e tij ndërsa makinat kalojnë me shpejtësi.
How can we expect parents to let their kids ride to school if this is how their neighbours drive towards them? He’s five by the way and this is 100m from his home. @theJeremyVine @MikeyCycling @TheWarOnCars @London_Cycling @KingstonCycling @markandcharlie @cyclegaz pic.twitter.com/TPoqThXmiG
— AZB (@azb2019) November 4, 2022