Një grua 41-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga një qen në banesën e saj në Aberdeen të Skocisë. Incidenti ndodhi të shtunën mbrëma në rrugën Foresterhill, ku policia mori raportin për sulmin dhe shërbimet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, viktima vdiq në vend. Policia ka nisur hetimet dhe ka konfirmuar se qeni, raca e të cilit nuk është bërë e ditur, është eutanizuar pas ngjarjes. Ky është i fundit në një seri sulmesh me qen që kanë rezultuar në vdekje në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit.

Numri i viktimave nga sulmet e qenve është rritur ndjeshëm, duke arritur në 16 këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara.