emigrante gjermaniGjysmë milion refugjatë që kanë ardhur në Gjermani në 18 muajt e fundit, nuk kanë arritur që të regjistrohen nga autoritetet.


Zyrtarët mendojnë se një pjesë janë duke punuar në të zezë ose i janë futur botës së krimit si një mënyrë për të siguruar para. Mosregjistrimi i refugjatëve i ka shqetësuar zyrtarët, të cilët priten që ta diskutojnë çështjen në mbledhjen e kabinetit ditën e nesërme.


“Shumë prej emigrantëve nuk regjistrohen, për shkak të frikës se mund të kthehen mbrapsht”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.


Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) do të paraqesë para kancelares Merkel dhe zëvendësve të saj një raport të titulluar “pasqyrë mbi situatën”, ku do të ngrihet shqetësimi i azilkërkuesve që nuk janë regjistruar.


6 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)