Greqia është tronditur sot nga një krim i rëndë në familje, ku djali 18-vjeçar mbyti me peshqir nënën e tij në Trikala të Larisës.
Policia arrestoi adoleshentin që i telefonoi vetë për krimin, duke rrëfyer edhe ngjarjen në zonën e Flamoulit. Pasi kreu aktin e tij të tmerrshëm dhe në gjendje të qetë, 18-vjeçari telefonoi policinë, tha se vrau nënën e tij dhe qëndroi brenda në shtëpinë e tij duke pritur që policia ta arrestonte. I riu, në një gjendje plotësisht të qetë psikologjike, foli me policinë dhe përshkroi arsyet që e çuan në këtë akt.
“Gjithmonë kam dashur ta vras nënën time, sepse ajo nuk më kushtonte vëmendje, debatonte me mua dhe kishte shumë lidhje”, i ka thënë ai hetuesve.
Me këto fjalë, 18-vjeçari i përshkroi policisë edhe arsyet që e çuan sot në vrasjen e nënës së tij, e cila dyshohet se ishte divorcuar nga babai i tij.
Dyshohet se nënë e bir kanë pasur grindje të shpeshta, megjithëse sot nuk ishin grindur dhe të dy thjesht po shikonin televizor.
“Pa ndodhur asgjë mes nesh, u ngrita, vendosa, mora peshqirin e saj, ia vura rreth qafës, e mbyta”,– tha 18-vjeçari.