Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu këtë të hënën pasdite, ndërsa në rrjetet sociale nuk mungoi postimi i tij i parë.

Ai falënderoi të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së vështirë dhe gjithashtu njoftoi se tani do të fokusohet në përgatitjen për apel.

“E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë. Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apel. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë.”- shkroi ai.

Postimi i ish-presidentit francez pasqyron një qasje të vendosur dhe të fokusuar në sfidën e tij ligjore pas përfundimit të periudhës në burg.