Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe zyrtarin e Hamasit, Mohammed Diab Ibrahim Al-Masri, i njohur gjithashtu si Mohammed Deif.
Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzit për luftën në Rripin e Gazës, dhe për sulmet e tetorit 2023 në Izrael.
Ky vendim nënkupton se Netanyahu dhe të tjerët tani kërkohen ndërkombëtarisht si të dyshuar dhe ka të ngjarë t’i izolojë ata edhe më shumë.
Njëkohësisht, ky vendim ka mundësi t’i ndërlikojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi për t’i dhënë fund luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Gjykata deklaroi se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk ishte i nevojshëm.