Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, fajësoi një gjyqtar të Gjykatës së Qarkut, i cili pezulloi urdhrin e rishikuar të udhëtimit dhe e akuzoi atë për “humbje të paparë të ekuilibrit gjyqësor”.
Gjykatësi Derrick Watson lëshoi vendimin për bllokimin e urdhrit të mërkurën vonë, vetëm pak orë para se ai të hynte në fuqi. Gjykatësi tha se ka gjasa të mëdha që urdhri të jetë jo kushtetues dhe të shkaktojë “dëme të pariparueshme” për shtetin e Havajit dhe qytetarët e tij.
Ka qenë e paraparë që me urdhrin ekzekutiv t’iu ndalohet hyrja përkohësisht në SHBA qytetarëve të gjashtë vendeve më shumicë myslimane. Urdhri është dashur të hyjë në fuqi më 16 mars. Trump tha se pezullimi i urdhrit, të krijuar për të mbajtur “terroristët jashtë vendit”, e bën Amerikën të dukët e dobët.
16 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)