Pas Dnipros dhe Lutsk, forcat ushtarake të presidentit rus, Vladimir Putin, kanë sulmuar dhe një qytet tjetër në rajonin perëndimor të Ukrainës.

Mediat në Ukrainë shkruajnë se ka pasur shpërthime të shumta në Ivano-Frankivsk, të cilat janë konfirmuar edhe nga Ministri i Mbrojtjes së Rusisë.

Këto tre qytete nuk ishin sulmuar më parë nga ushtria ruse. Ato po përdoreshin për strehimin e qytetarëve të cilët largoheshin nga zonat e rrezikut.

“Dy raketa të precizionit të lartë, dhe me një rreze të gjatë veprimi sapo goditën dy baza ushtarake ukrainase në qytetet perëndimore të Ukrainës” – shprehet ministri.

Kujtojmë se më herët, Rusia sulmoi Dnipron dhe Lutsk, ku sipas mediave ndërkombëtare, janë goditur kopshte e ndërtesa banimi, ku aktualisht raportohet për një viktimë të konfirmuar.