Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar ndalimin e importit në Shtetet e Bashkuara të robotëve humanoidë dhe robotëve me katër këmbë të prodhuar jashtë vendit, duke argumentuar se ato paraqesin “rreziqe të papranueshme” për sigurinë kombëtare amerikane.
Vendimi prek robotët e avancuar, shumica e të cilëve prodhohen në Kinë, një nga rivalët kryesorë të SHBA-së në zhvillimin e robotikës dhe inteligjencës artificiale (AI).
Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) njoftoi gjithashtu ndalimin e importit të inverterëve të energjisë, pajisje që përdoren në qendrat e të dhënave dhe panelet diellore. Sipas FCC-së, këto pajisje mund të shfrytëzohen për sulme kibernetike, vjedhje të dhënash, mbikëqyrje ose kontroll në distancë nga aktorë të huaj.
