Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës gjatë një operacioni policor në Paris, në kuadër të hetimeve për vjedhjen e bizhuterive që ndodhi një javë më parë në Muzeun e Luvrit.
Sipas mediave franceze, përfshirë Le Parisien, të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një bande me katër anëtarë, e cila arriti të vjedhë bizhuteritë nga Galeria Apollo duke përdorur një ashensor mallrash për të hyrë në zonën e ekspozitës.
Dy burrat janë identifikuar si banorë të rajonit Seine-Saint-Denis, pranë kryeqytetit francez.
Hetimet vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të tjerë të grupit dhe për rikuperimin e bizhuterive të vjedhura, ndërsa policia franceze po punon në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së muzeut për të rindërtuar plotësisht ngjarjen.
