Duket se presidneti amerikan Donald Trump i është rikthyer idesë për marrjen e territorit të Greonlandës. Presidenti i sHBA-së ka publikuar në rrjetin e tij social “Truth Social”, një foto të gjenderuar me inteligjencë artificiale. Në foto shfaqet një peisazh nga ishulli, teksa Trump shfaqet në sfond si një gjigand. Postimi shoqërohet me mbishkrimin “Pëshëndetje Greonlandë”.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë një përgjigje që i ka ardhur presidentit Trump nga Irani. Llogaria Zyrtare e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit në Indi ka replikuar në “X”, duke shpërndarë foton e Trump me mbishkrimin: “Greonlanda nuk është vajzë 13-vjeçare”.
Komenti i referohet akuzave për përfshirjen e Trump në dosjen e pedofilit të famshëm Jeffrey Epstein dhe dyshimeve për abuzime me vajza të mitura.

