Presidenti amerikan Donald Trump u është përgjigjur në mënyrën e tij deklaratave nga Evropa, që kundërshtojnë aneksimin e Greonlandës nga SHBA.
Trump tha se në një mënyrë apo në një tjetër, ishulli i ngrirë do të bëhet i Amerikës, duke shtuar se NATO ka më shumë nevojë për SHBA-në, se sa e kundërta. I pyetur nëse i kishte bërë një ofertë zyrtare Groenlandës apo Danimarkës, Trump tha se ende nuk e kishte bërë.
“Grenlanda duhet ta bëjë marrëveshjen sepse nuk dëshiron ta shohë Rusinë apo Kinën të marrin kontrollin. Mbrojtja e Groenlandës është shumë e dobët. Ndërkohë, ke shkatërrues rusë kudo. Nëse nuk e marrim ne Groenlandën, do ta marrin Rusia ose Kina. Dhe unë nuk do ta lejoj që kjo të ndodhë… Në një mënyrë ose në një tjetër, do ta kemi Groenlandën. A do ndikojë kjo tek NATO? Epo nëse ndikon, duhet ta dini se ata kanë nevojë për ne shumë më tepër sesa ne kemi nevojë për ta”, tha ai.




