GREQI – Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar këtë të mërkurë 5 km në verilindje të Arkalochori, me thellësi deri në 11.7 km
Mediat greke shkruajnë se tërmeti me magnitutë 4.3 i shkallës rihter është ndjerë në zonën e Arkalochorit, por edhe në Heraklion e zona të tjera të Kretës .
Ndërkohë, natën e kaluar dy tërmete të njëpasnjëshme lëkundën Kretën.
Dridhja e parë 3.6 rihter u regjistrua pranë Arkalochori. Ndërsa lëkundja e dytë ishte 3.4 rihter.