Greqia ngre alarmin për thatësirën e burimeve të ujit të pijshëm, kryesisht në zonën e kryeqytetit, Athinë.

Patmosi dhe Lerosi do të shpallin “alarm i kuq” brenda orëve të ardhshme, për shkak të mungesës së ujit. Deri të premten, edhe Atika do të jetë në gatishmëri, pasi rezervat e ujit janë reduktuar ndjeshëm

Alarmi u konsiderua i nevojshëm nga Autoriteti Rregullator i Mbetjeve, Energjisë dhe Ujit, pas gjetjeve të hollësishme të Universitetit Teknik.

Ishujt Leros dhe Patmosi do të jenë të parët që do të hyjnë në statusin e emergjencës për shkak të mungesës së ujit, pasi burimet ujore janë në një pikë kritike dhe ndërhyrjet kërkohen pa vonesë. Për Atikën, njoftimet e para zyrtare për miratimin e masave emergjente priten edhe nesër.

Autoriteti Rregullator i Mbetjeve, Energjisë dhe Ujit (WAERA) ka aktivizuar të gjitha fuqitë e tij, duke përgatitur kuadrin institucional dhe teknik për shpalljen e mundshme të gjendjes së jashtëzakonshme në Atikë, përfshi Athinën.

Kërkesa e paraqitur nga EYDAP në Ministrinë e Mjedisit dhe Energjisë luajti një rol qendror në këtë mobilizim, duke kërkuar aktivizimin urgjent të procedurave për të mbrojtur furnizimin me ujë të kryeqytetit.